Aktualitet

Altin Dumani në KLP,  e shoqërojnë dy prokurorët e SPAK, zbulohet arsyeja

Shkruar nga Liberale
Altin Dumani në KLP,  e shoqërojnë dy prokurorët e

Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe dy zëvendësdrejtuesit e tij Adnand Xholi dhe Klodian Braho, ndodhen në Këshillin e Lartë të Porkurorisë për një seancë dëgjimore.

E pranishme është dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj.

Bëhet me dije se shkak për këtë është paraqitja para anëtarëve të KLP-së me punën e bërë nga SPAK-u përgjatë një viti.

Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se agjencitë prestigjioze amerikane DEA dhe FBI tashmë janë atashuar pranë SPAK-ut.

“SPAK ka marrë pjesë në disa operacione ndërkombëtare të rëndësishme. Vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara përllogaritet në vlerën e 41 milionë euro.

Gjatë 2021-2023 janë regjistruar 211 procedime penale për korrupsionin, 81 për krimin e organizuar dhe 13 procedime penale për terrorizmin”, u shpreh mes të tjerash Dumani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH