Aktualitet

Altin Dumani bën deklaratën e FORTË: Bankat të përfshira në pastrimin e parave!

Shkruar nga Liberale

Altin Dumani bën deklaratën e FORTË: Bankat të

Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton ditën e sotme te Komsioni i Ligjeve për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit që lamë pas.

Në fjalën e tij Dumani tha se ka dyshime se bankat janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave. Ai tha gjithashtu se paratë pastrohen edhe me anë të ndërtimeve, teksa u ndal edhe të korrupsioni dhe terrorizmi.

“Shpresojmë të gjejmë mbështetje nga Kuvendi për shtim të prokurorëve. Nuk dimë çfarë ndodh me ne, s’kemi status pas përfundimit të mandatit. Grupet kriminale janë përfshirë në trafikim të drogave të forta. Grupet kanë aktivitete poli-kriminal, duke përfshirë dhunën për shkak të kontrollit të territorit, komunikimi i koduar, konvertimi i parave në kriptovaluta.

Ka shumë grupe kriminale që operojnë përmes call center. Dëmi ndaj viktimave është në mijëra euro. Qytetet më problematike janë Tirana, Elbasani, Durrës, Vlorë, Kurbin, Shkodër, Laç, Fushë Krujë. Në Fushë Krujë ka veprimtari kriminale si vrasja dhe shpërthimet. Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet.

Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla. Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave”, deklaroi Altin Dumani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH