Aktualitet

ALARMANTE/ Nëpër farmaci mungojnë ilaçet për të sëmurët me astmë

Shkruar nga Liberale

ALARMANTE/ Nëpër farmaci mungojnë ilaçet për të

Farmacitë shqiptare nuk e ofrojnë prej 4 muajsh medikamentin ventolinë (salbutamol), sipas gazetarit Osman Stafa. Ventolina është një ilaç që përdoret nga astmatikët për të zvogëluar inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes duke i kthyer të sëmurët në gjendje normale brenda pak minutash.

Stafa shkruan se ky medikamnet kaq i rëndësishëm për asmatikët mungon dhe nuk ka asnjë informacion se pse po ndodh kjo. Reagimi i gazetarit, Osman Stafa:

Sipas informacioneve që më kanë ardhur, medikamenti ventolinë, (salbutamol) mungon në farmacitë shqiptare prej së paku 4 muajsh. Ky është një bar i cili përdoret nga asmatikët. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, personat që vuajnë nga astma, u ngushtohen rrugët e frymëmarrjes, duke prodhuar më shumë mukus dhe probleme. Një episod i fortë mund të jetë kërcënues për jetën, pasi ekziston rreziku i mbytjes.Në këtë kuptim, Ventolin është një ilaç që shpëton miliona jetë çdo vit dhe që, megjithëse nuk e kuron sëmundjen, është një trajtim administrohet në formë thithjeje (përmes inhalatorit të famshëm) që shërben si një “shpëtim“, duke zvogëluar inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes dhe duke u kthyer në normale brenda pak minutash“.

Pra ky medikamnet kaq i rëndësishëm për asmatikët mungon dhe nuk ka asnjë informacion se pse po ndodh kjo. Shumë njerëz, të cilët më kanë shkruar, më raportojnë të shqetësuar, se kjo situata i ka vënë në alarm dhe këto kohë e kanë gjetur kontrabandë ilaçin, por edhe kontrabanda, nuk po e plotëson nevojën e tregut.

ALARMANTE/ Nëpër farmaci mungojnë ilaçet për të

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH