Aktualitet

Akuza për shpërdorim detyre, pezullohet drejtori i Kadastrës së Lezhës dhe përgjegjësi i legalizimeve (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Akuza për shpërdorim detyre, pezullohet drejtori i Kadastrës

Pezullohet nga detyra Drejtori i Agjencisë se Kadastrës Lezhë, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.

Mësohet se ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuadër të këtij hetimi prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Sipas prokurorisë dy zyrtaret e kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunes në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e apelit Tiranë, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan edhe 11 punonjës, me akuzën për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin ne shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur, në Shëngjin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH