Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes në aksin Maliq-Pogradec, në vendin e quajtur “Lapidari”, pranë fshatit Podgorie.
Mësohet se dy mjete janë përplasur kokë më kokë, në rrethana ende të paqarta nga ekspertët e qarkullimit rrugor.
Por fatkeqësisht përplasja ka rezultuar fatale për 28-vjeçarin Aurel Çipi, i cili ka humbur jetën në vend. Mjeti me të cilin ai udhëtonte është shkatërruar plotësisht, dhe për nxjerrjen e trupit të tij ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të Maliqit, që punoi për më shumë se një orë.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.