Aktualitet

Aksidentohet familja në aksin Berat-Lushnjë/ Makina përfundon në kanal, çifti dhe 2 fëmijët e mitur nisen me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale

Aksidentohet familja në aksin Berat-Lushnjë/ Makina përfundon

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotem në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë.

Automjeti tip Toyota i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi.

Mësohet se Ëngjëll Berberi, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 14 dhe 9 vjeç, kanë përfunduar në kanal. Mësohet se ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekimin e nevojshëm dhe sipas stafit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi Brahim Agalliu, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nga testi i alkollit nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH