Aktualitet

Aksidenti në Burrel/ Ndërron jetë një nga të plagosurit tek Trauma, dy të tjerë në gjendje të rëndë 

Shkruar nga Liberale

Aksidenti në Burrel/ Ndërron jetë një nga të plagosurit

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të plagosurit e aksidentit që ndodhi sot në qytetin e Burrelit.

Sipas informacioneve nga spitali i Traumës, 74 vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra nga përplasja e automjetit që drejtohej nga 28 vjeçari Ylber Xhepavdija dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 

Mësohet se në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH