Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Mullet, shoferi 24 vjeçar 'merr para' tre adoleshentët, nisen me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale

Aksidenti i rëndë në Mullet, shoferi 24 vjeçar 'merr

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të një karburanti në Mullet, Tiranë.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar tre adoleshentë përkatësisht të moshës 17-vjeç. Të lënduarit janë dërguar në spital, ku edhe po marrin trajtim mjekësore.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, një 24 vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si  pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH