Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Milot-Morinë/ Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi 21-vjeçar, plagoset pasagjeri (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Aksident tragjik në aksin Milot-Morinë/ Mjeti del nga rruga, humb

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Morinë.

Paraprakisht mësohet se mjeti i drejtuar nga shtetasi Albert Shullani, 21 vjeç është përplasur me me barrierën anësore të rrugës dhe si pasojë i riu ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur i plagosur pasagjeri, shtetasi Kristian Arra.

Ky i fundit është dërguar ë spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH