Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK në Itali/ Humb jetën 32-vjeçari shqiptar, tre të tjerë në gjendje kritike

Shkruar nga Liberale

AKSIDENT TRAGJIK në Itali/ Humb jetën 32-vjeçari shqiptar, tre

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën ndërsa tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është një 32 vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Alatri.

Të plagosur kanë mbetur tre personat që ndodheshin në mjetin tip Ford Focus. Ata u transportuan në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 3 të mëngjesit, në via Morolense në Supino.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë personeli mjekësor dhe policia për të kryer kontrollet e nevojshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH