Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 17- vjeçari shqiptar, po lëvizte me skuter kur u përplas nga makina

Shkruar nga Liberale
Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 17- vjeçari shqiptar, po

Një aksident tragjik ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në Castiglione del Lago të Italisë.

Sipas medieve italiane një 17 vjeçar shqiptar kishte dal së bashku e shokun e tij me skuter, por një makinë me shpejtësi ka përplasur dy të rinjtë. 17-vjeçari Stiveni u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë, ndërsa miku i tij u plagos.

Prokuroria e Perugias, prokurori Massimo Casucci, ka urdhëruar tashmë të gjitha analizat klinike për drejtuesin e makinës, një 40-vjeçar. Gjithashtu do të bëhen edhe hetime mjeko-ligjore në trupin e viktimës, si dhe për dëmtimet e marra nga i riu që mbeti i plagosur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH