Aktualitet

Aksident pranë Bulgarecit në Korçë/ Tre të lënduar, jashtë rrezikut për jetë

Shkruar nga Liberale.al

Aksident pranë Bulgarecit në Korçë/ Tre të

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë pranë fshatit Bulgarec, në afërsi të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke lënë të lënduar tre persona që ndodheshin në makinë.

Fatmirësisht, burime nga spitali bëjnë me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme me drejtuesin e mjetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH