Një aksident automobilistik ka ndodhur pranë mbikalimit të Patokut, në autostradën Fushë Milot-Mamurras.
Dy automjete janë përplasur, dhe për pasoje kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore nga autoambulanca e Kurbinit.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.