Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve

Shkruar nga Liberale

Aksident në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë- Milot, ku është përfshirë një mjet që transportonte nxënës dhe dy automjete të tjera. Ngjarja u regjistrua pranë kryqëzimit të Rrilës.

Raportohet se ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka nxënës të lënduar, të cilët kanë vijuar më pas rrugën me mjete të tjera.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH