Aktualitet

PAMJE NGA VENDNGJARJA/ Makina “përmbyset” pas aksidentit, identifikohen dy të plagosurit rëndë (nga Fieri dhe po shkonin në Greqi)

Shkruar nga Liberale

PAMJE NGA VENDNGJARJA/ Makina “përmbyset” pas aksidentit,

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Korçë – Bilisht. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e impiantit të ujërave të përdorura, vetëm dy kilometra larg fshatit Çiflig.

Një 56 vjeçar që drejtonte mjetin tip “Ford” dhe një 67 vjeçar pasagjer në mjet sipas burimeve të siguruara pranë vendit të ngjarjes thanë se po shkonin drejt Greqisë, aty ku dhe jetonin e punonin pasi dhe mjeti ishte i pajisur me targa greke.

Në momentin e aksidentit nuk ka qenë duke lëvizur në këtë segment rrugor asnjë mjet tjetër çka dhe për policinë tregon se drejtuesi i mjetit nuk ka kryer një parakalim të gabuar por në ato çaste ka qenë në gjendje të përgjumur duke kaluar nga njëri krah në rrugës në krahun tjetër dhe duke përfunduar në një kanal me thellësi mbi 3 metra.

Goditja ka qenë aq e fortë sa mjeti është kthyer përmbys duke lënë të plagosur drejtuesin dhe pasagjerin, të cilët edhe për policinë mendohet se janë nga Fieri.

Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës por jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH