Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri.
Mësohet se 62-vjeçari me iniciale L. Q. dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.
Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
"Më datë 29.10.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi L. Q., 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.
Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit."- njofton Policia.