Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht, ku tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë manovra e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve.
Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjëndje të mirë shëndetësore, por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit.
Ndërkohë që policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.