Aktualitet

Aksident i RËNDË në Durrës/ Humb jetën 37-vjeçari, detajet e para

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË në Durrës/ Humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës ku për pasojë një 37-vjeçar ka humbur jetën.

Policia bën me dije se në lagjen nr.13 në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH