Aktualitet

Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve, cakton drejtues të rinj (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve, cakton drejtues

Akademia e Shkencave ka shkarkuar drejtorët e Instituteve Albanologjike që ishin në gjysmën e mandatit, duke emëruar drejtorë të rinj.

Kryesia e Akademisë që drejtohet nga Skënder Gjinushi, i hapi udhë ndryshimeve duke zhbërë vendimet për drejtues të bëra me zgjedhje.

Kësisoj, mbështetur në dispozitën kalimtare te Statutit të Akademisë së Shkencave miratuar nga Asambleja për caktimin e drejtuesve të përkohshëm të instituteve dhe Qendrës e Studimit të Arteve vendosi:

-akademiku Adem Bunguri të caktohet drejtor i Institutit te Arkeologjisë,

-Prof. dr. Hamit Kaba caktohet drejtor i Institutit të Historisë, -Akad.

Valter Memisha caktohet drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë,

-Prof. asoc. dr. Olsi Lelaj caktohet drejtor i Institutit të Antropologjisë dhe Akad. asoc.

-Stefan Çapaliku caktohet drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH