Politikë

Agron Shehaj prezanton partinë e tij të re në 1 qershor, ja si do të quhet

Shkruar nga Liberale

Agron Shehaj prezanton partinë e tij të re në 1 qershor, ja si do

Deputeti i zgjedhur nga lista e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, do të prezantojë partinë e tij të re më datë 1 qershor.

Shehaj me betejën brenda PD-së, u bashkua me grupimin e Rithemelimit, të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por prej disa muajsh Shehaj është shkëputur nga aksioni politik i Rithemelimit dhe ka krijuar një lëvizje të re.

Pikërisht këtë lëvizje ai pritet që ta konkretizojë në një forcë politike të cilën do e prezantojë në 1 qershor, në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, ku do të mbahet Konventa themeluese e saj.

Këtë forcë politike Shehaj ka vendosur që ta quajë ‘Partia Mundësia’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH