Aktualitet

Adoleshenti u plagos me th*kë nga  bashkëmoshatari në shkollë, mjeku flet për gjendjen e tij shëndetësore: Kishte hemorragji kur erdhi...

Shkruar nga Liberale

Adoleshenti u plagos me th*kë nga  bashkëmoshatari në

Drejtori i qendrës shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, në një interviste për mediat ka thënë se i 17-vjeçari i dëmtuar është paraqitur për ndihme mjekësore i shoqëruar nga shokët, ndërsa bën me dije se ka marrë 4 plagë.

Gjendja shëndetësore e 17 vjeçarit, sipas mjekut paraqitet stabile, jashtë rrezikut për jetën, dhe tashmë u transportua në spitalin rajonal të Fierit për mjekim të specializuar.

"Kur ndodhi ngjarja nuk isha prezent. Më morën në telefon mësuesit, më thanë ka ndodhur një ngjarje. Sa ngritëm grupin për të shkuar në vendngjarje, personin e sollën këtu mësuesit dhe nxënësit, shokët e vetë. Ishte me pak hemorragji në krahun e majtë, dukej që ishte goditur me mjete prerëse.

Gjendja e pacientit ishte shumë e mirë, e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Është një aksident, një grindje mes shokëve. iu dha ndihma e parë këtu më pas u nis për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Kishte 4 goditje, dy të vogla dhe dy më të mëdha, por në vlerësimin tim mu duk jashtë rrezikut për jetën."- u shpreh mjeku. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH