Aktualitet

A kanë përdorur efektivët e policisë “Sky” dhe “Encrochat”? Ja si përgjigjet Drejtori i Policisë së Shtetit

Shkruar nga Liberale

A kanë përdorur efektivët e policisë “Sky”

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar sot se asnjë nga efektivët në radhët e policisë, nuk ka deklaruar se ka qenë përdorues i aplikacioneve Sky apo EnchroChat.

"Ne kemi dhënë një njoftim zyrtar. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka deklaruar se asnjë nga punonjësit nuk ka deklaruar që ka përdorur Sky ose Enchrochat. Nuk kemi asnjë lloj dorëhqje, nëse  do të kishim dorëheqje dio ta kishim bërë me dije.

Ministria e Brendshme nisi vitin e kaluar plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit për policinë, ku përfshiheshin edhe pyetje në lidhje me përdorimin e aplikacioneve të mesazheve të koduara ose të sigurta SKY dhe Encrochat."

Ndërkohë ministri Taulant Balla paralajmëroi se të gjithë efektivët që kanë pasur akses në rrjete komunikimi EncroChat apo Sky do të përjashtohen nga Policia e Shtetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH