Aktualitet

6 raste të reja me fruth/ Diko:Të pa vaksinuarit po...

Shkruar nga Liberale

 

6 raste të reja me fruth/ Diko:Të pa vaksinuarit po...

Numri i fëmijëve të infektuar me fruth ka arritur në 17. Gjashtë raste të reja janë zbuluar në 24 orët e fundit përmes analizave laboratorike të Institutit të Shëndetit Publik.

Hetimi epidemiologjik vazhdon dhe qendrat shëndetësore janë në një nivel alerti. Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e epidemive nga fruthi, të gjithë fëmijët pa vaksinim po identifikohen. Mjekët pediatër shprehen se fruthi është një sëmundje që përhapet shpejt dhe kërkohet kujdesi i veçantë.

Për shkak të temperaturës së lartë që shoqëron fruthin, si dhe gripin, rekomandohet të kontaktohet më shpejt mjeku për të bërë diagnozën e duhur.

 

“Këto ditë nga lajmërimi dhe evidentimi i grupit të punës janë paraqitur një numër shumë i madh pacientësh, për të kryer vaksinën e prapambetur ose të grupmoshës që kanë grupi i infermierëve dhe mjekëve janë autorizuar nga institucionet përkatëse për tu paraqitur në çerdhe kopshte dhe shkolla për të kontrolluar kartelat e vaksinave dhe njoftuar familjarët që të çojë fëmijët për vaksinë”- tha drejtoresha e qendrës shëndetësore Jonida Diko.

Vaksinimi kundër fruthit në moshën 1 dhe 5 vjeç është një mundësi e vetme për të mbrojtur fëmijët nga ky infeksion potencialisht fatal. Ekspertët besojnë se ulja e vaksinimit është shkaktare e rritjes së rasteve me fruth. Në Tiranë rreziku për shpërthime epidemike është i lartë, pasi niveli i vaksinimit me dozën e parë ka rënë në 73%.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH