Pas bllokimit të rrugëve nga reshjet e dëborës dhe vështirësive në qarkullim, sot në të gjithë Qarkun e Dibrës mësimi është rikthyer duke vijuar rregullisht.
Autoritetet vendore kanë bërë të mundur hapjen e rrugëve nga reshjet e borës, ndërsa raportohet për 6 fshatra të bllokuara në Qarkun e Dibrës.
Këto fshatra janë të njësive të thella të Lurës, Sllovës, Kalajës së Dodes, Ostrenit dhe Trebishtit.
Në rrugët nacionale të Qarkut Dibër, lëvizet pa problem si Peshkopi-Tiranë, Kukës-Peshkopi, ndërsa 50% e rrugëve rurale lëvizet vetëm me zinxhir. Gjithashtu edhe Energjia elektrike është rikthyer në të gjithë Qarkun e Dibrës.