Aktualitet

58-vjeçari në Lushnjë dhunon dhe kanos me thikë vajzën e tij, arrestohet nga policia

Shkruar nga Liberale

58-vjeçari në Lushnjë dhunon dhe kanos me thikë

Policia e Lushnjës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale  brenda familjes.

Sipas Policisë, një 58-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe e ka kanosur atë me thikë.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH