Aktualitet

45-vjeçari dogji me benzinë gruan, reagon ministrja e Shëndetësisë: Mjekët po bëjnë më të mirën për Melisën!

Shkruar nga Liberale
45-vjeçari dogji me benzinë gruan, reagon ministrja e

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të shtune ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili dogji me benzinë bashkëshorten e tij me të cilën ishte në proces divorci, Melisa Trëndafilin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja thotë se mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për 31-vjeçaren.

“Do të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndeshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja”, thekson ministrja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH