Aktualitet

33-vjeçari “koka” e grupit të kokainës, në burg për tjetër krim

Shkruar nga Liberale

33-vjeçari “koka” e grupit të kokainës, në

33-vjeçari nga Vlora Armand Lushaj (Jazaj) është  arrestuar në burgun e Fierit nga Interpol Tirana 

Arrestimi erdhi pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Nga dënimi total i dhënë nga gjykata italiane 33-vjeçarit i ka mbetur të kryej dhe 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim.

Ky shtetas dyshohet se në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali.

I riu ndodhej në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Xh., të cilin e ka lënë të plagosur.

36-vjeçari u arrestua në Greqi dhe në muajin korrik të vitit 2023, u ekstradua nga Greqia për në Shqipëri.

Arrestiumi provizor i Lushaj u bë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH