Ditën e djeshme Shkodra u trondit nga atentati ku u shënuan 3 viktima. Detaje të reja janë zbuluar ku raportohet se 70 sekonda kanë mjaftuar që tre persona të humbin jetën dhe një tjetër të përfundojë në spital.
Sipas burimeve skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodhej Hamza Lici dhe Arlind Bushati, deri te plumbat e fundit, është rreth 150 metra.
Autorët janë futur paralel me makinën ku ndodhej shënjestra dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje.
E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.