Aktualitet

20 mijë euro një ikonë! Zbulohet skema: Si i shisnin grabitësit statujat që vidhnin në parqet arkeologjike

Shkruar nga Liberale
20 mijë euro një ikonë! Zbulohet skema: Si i shisnin

Dy persona u arrestuan në flagrancë në Durrës, në kuadër të operacionit “IKONAT”. Në pranga ranë  Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço. Gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, në makinë iu gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Leka dhe Çaço merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe kulturës. Leka, i cili ishte i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me Emanuel Çaçon, i trafikonin me qëllim përfitimin.

Sipas policisë, të dyshuarit ua shisnin statujat dhe ikonat shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi.

Ato ranë në pranga këtë fundjavë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë. Në makinë iu gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Leka dhe Çaço merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe kulturës. Leka, i cili ishte i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me shtetasin Çaçon i trafikonin me qëllim përfitimin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH