Nxënësi 14 vjeçar që u plagos me thikë gjatë konfliktit pranë shkollës “Fan Noli” ku u vra shoku i tij Martin Cani, ka dalë nga spitali.
Menjëherë pas ngjarjes, adoleshenti iu nënshtrua ndërhyrjeve të nevojshme mjekësore të cilat kanë rezultuar të suksesshme.
Sipas mjekëve gjendja e tij tashmë është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit mes adoleshentëve.
Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli” ka nxitur diskutime të gjera mbi sigurinë në ambientet shkollore dhe masat e reja që duhen marrë për të parandaluar krime të tilla.