Aktualitet

111-vjetori i çlirimit nga turqit, ministri grek i Mbrojtjes 'kërcënon' Shqipërinë nga Janina

Shkruar nga Liberale

111-vjetori i çlirimit nga turqit, ministri grek i Mbrojtjes

Në Foto: Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias në 111-vjetorin e çlirimit të Janinës nga sundimi osman të mërkurën

Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias i përcolli një mesazh Shqipërisë të mërkurën, duke i kërkuar vendit tonë, sipas asaj që raporton ekathimerini Ekathimerini, që të respektojë standardet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian ndërsa përparon drejt anëtarësimit në BE.

Dendias e dha këtë mesazh nga qyteti verior i Janinës, Epiri, ku përfaqësoi qeverinë greke gjatë manifestimeve përkujtimore për 111-vjetorin e çlirimit të Janinës nga sundimi osman.

Në deklaratën e tij, Dendias theksoi mbështetjen e palëkundur të Greqisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ai iu drejtua konkretisht Shqipërisë, duke thënë: “I referohem edhe Shqipërisë fqinje, e cila duhet të jetë gjithmonë në përputhje me acquis evropiane në përpjekjen e saj për t'u bashkuar me familjen evropiane”.

Mesazhi duket edhe si një farë kërcënimi dhe vjen paralelisht me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi, ku u takua me Presidentin Erdogan.

Greqia vijon të kontestojë arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i zgjedhur i Himarës dhe akuzon palën shqiptare me bllokim të procesit të integrimit në BE.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH