Aktualitet

" Do të marr hakun 7-fish tek familja e tij", paralajmëron babai i Sibela Abedinit: Nëse Altin Çokun s'e dënon drejtësia, do t'i shuaj..

Shkruar nga Liberale

" Do të marr hakun 7-fish tek familja e tij", paralajmëron

Babai i Sibela Abedinit, ka paralajmëruar se nëse nuk vepron drejtësia, do të jetë ai që do të marrë masa për ndëshkimin e Altin Çokut. Ky i fundit akuzohet se e shantazhoi të renë, duke i publikuar video intime në TikTok.

Gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ai tha se nëse Çoku nuk dënohet me burgim të përjetshëm, ai do të marrë hak tek ai dhe familja e tij.

“Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Ai që ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën time… Të vrasësh një femër duhet të japësh 7 krerë meshkujsh. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni. Nëse ligji nuk merr masa të rrepta, do ta paguajë shtrenjtë ai dhe familja e tij.

Djali më ka thënë që dikush e ka shtyrë Sibelën, dikush e ka telefonuar dhe e ka detyruar të dalë në tarracë që të pijë duhan. Nëse shteti nuk çon drejtësinë në vend, unë do të marr hakun 7-fish. Kërkoj burgim të përjetshëm për Altin Çokun. Nëse lirohet do ta vras atë dhe familjen e tij, nuk e fal”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH