Aktualitet

Drogë, tritol, granata dhe armë në banesë/ Arrestohet 28-vjeçari në Pezë Helmës

Shkruar nga Liberale

Drogë, tritol, granata dhe armë në banesë/ Arrestohet

Një 28 vjecar është vënë në prangat e policisë në Pezë Helmës, në kuadër të operacionit të koduar, “Lugina”. Zyrtarisht policia tha se hetimet për operacionin u intensifikuan pas zbulimit të një parcele me kanabis sativa në fshatin Shesh, në pronësi të 28 vjecarit, të vënë tashmë në pranga.

Sakaq gjatë kontrollit në banesë të riut iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale sasi lënde plasëse e dyshuar tritol me fitil përcjellës dhe kapsollë, 6 ndezës unifikues granatash, 1 kapsollë detonatore, 1 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente, 2 qyta arme, 3 krëhëra automatiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë metalike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale bimë të dyshuara narkotike kanabis, sasi lënde plasëse e dyshuar tritol me fitil përcjellës dhe kapsollë, 6 ndezës unifikues granatash, 1 kapsollë detonatore, 1 armë gjahu, 2 qyta arme, 3 krëhëra automatiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë metalike.

Arrestohet një shtetas si autor i kultivimit të bimëve dhe posedues i sendeve të jashtligjshme, procedohet penalisht një tjetër për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrolleve intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, në fshatin Shesh, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin mbjellë 48 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Pas konstatimit të këtyre bimëve shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maskimalisht dhe kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Pas një pune të mirefilltë hetimore dhe profesionale, bazuar në inteligjencën informative është bërë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit 28 vjeçar, banues në Pezë Helmës, i dyshuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 278/4, 279, 280 dhe 284 të Kodit Penal.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë një tjeter person, ndërlidhës me komunitetin në fshatin Shesh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës e 28vjecarit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale sasi lënde plasëse e dyshuar tritol me fitil përcjellës dhe kapsollë, 6 ndezës unifikues granatash, 1 kapsollë detonatore, 1 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente, 2 qyta arme, 3 krëhëra automatiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë metalike.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH