Aktualitet

" Oh çna e shkule shpirtin o Kelush"/ RRËQETH me fjalët poeti sarandiot që humbi nipin në aksident: Më i bukuri trëndafil...!

Shkruar nga Liberale

" Oh çna e shkule shpirtin o Kelush"/ RRËQETH me

Një aksident i rëndë i mori jetën 15-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Një automjet  tip “Benz” me drejtues shtetasin Elidon Aliu, 20 vjeç, u përplas me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi David Çepe, 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë mbeti i lënduar shtetasi i mitur E. Çaushi, 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin David Çepe.

15-vjeçari Enkelejd Çaushi ndërroi jetë në spital disa orë më vonë për shkak të plagëve të rënda.

I ndjeri ishte nipi i poetit sarandiot Eduart Veli, i cili ka bërë një postim rrëqethës për humbjen e nipit.

POSTIMI I PLOTË I EDUART VELIT: 

PËRSE IKE KELUUUSH ?
Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?
Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell...
Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?
O dhimbje sa një planet e rëndë?!
Buzëqeshjen tënde,dheu si mund ta tresë ?
Ike kelush i gjyshit,ike dhe na le pa shpresë
S'do ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë
Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !
Ooh ,çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush
Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!
Ç'qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje
S'ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !
O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë
Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..
Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin
Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!
Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë
Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë?
Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes
Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!
Smund ta besoj,që sdo vish te gjyshi në Ksamil .
Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil..!
Kelush,që ke pak orë që sje mesh,nuk dua ta besoj
Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj !
Keli ,Kelush... Keliiiiii!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH