Aktualitet

" O rrushi, o zemra ime", plas keq debati mes Lekatarit dhe gazetarit: Ke probleme se nuk të kanë thirrur në BBV...

Shkruar nga Liberale

" O rrushi, o zemra ime", plas keq debati mes Lekatarit dhe gazetarit:

Mbrëmjen e djeshme një debat i ashpër është zhvilluar mes gazetarit Sokol Bregu dhe aktivistes Zhaklin Lekatari, në lidhje me vet*vrasjen (ose vra*jen) e 27 vjeçares Sibela Abedini, pak ditë më parë në Kamëz.

Teksa po komentonin nës tudion e Euronews Albania, në një moment gazetari iu drejtua me fjalët ‘Zemra ime”, teksa aktivistja iu kthye keq, duke thënë se ky është një lloj trajtimi pa respekt i vajzave dhe grave në ekran.

Më pas Bregu iu kthye me tone të ashpra , duke i thënë që aktivistja "nuk përfaqëson asgjë dhe nuk i jep asgjë shoqërisë."

Pjesë nga debati:

Bregu: Ti je në garë për para, unë jam në garë për të drejtë.

Lekatari: Unë nuk të akuzova për asgjë, por unë të kërkova të më respektosh duke mos më thirrur zemra ime, por zonja Lekatari. Zhaklin Lekatari quhem. Nëse në TV gratë trajtohen në këtë mënyrë, si mund të trajtohen në shtëpi.

Bregu: Krijon ti një respekt? Në rregull më fal.

Lekatari: Nuk pranohet e falura. Nuk po thërras asnjë nga të ftuarit këtu zemra ime, rrushi im, i dashuri im.

Bregu: Jepi ke të drejtë. Po çfarë përfaqëson ti? Ti je një problem.

Lekatari: Problemi nuk jam unë, edhe nëse unë zhdukem, atëherë problemi do vijojë sërish. Ju po paguheni sot këtu?

Bregu: Jo. Vajza ka probleme se nuk e kanë thirru në BBV edhe ka shpërthyer.

Lekatari: Bëni më kujdes kur merrni të ftuarit, sepse unë nuk vij këtu për të qenë e ofenduar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH