Aktualitet

Drogë mes patateve në burgun e Vlorës, në pranga një person 

Shkruar nga Liberale
Drogë mes patateve në burgun e Vlorës, në pranga një

Drogë mes patateve në burgun e Vlorës, në pranga një person 

Një person është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka tentuar të fusë drogë në ambientet e burgut.

Mësohet se i riu kishte fshehur lëndën narkotike, kanabis dhe kokainë, mes patateve, por është kapur dhe arrestuar nga kontrolli i burgjeve.

“Shërbimi Kombëtar Kontrollit të Burgjeve arrestoi në flagrancë shtetasin F.C, më datë 30.12.2023, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike cannabis sattiva dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”, njofton drejtoria e Burgjeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH