Kronikë

Drogë me postë nga Tajlanda/ Goditet grupi kriminal, 3 të arrestuar në Tiranë (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Drogë me postë nga Tajlanda/ Goditet grupi kriminal, 3 të

Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës për trafikim lëndësh narkotike.

Në pranga kanë rënë 25 vjeçarët Igli Pallosha, Ralf Zoga dhe Eris Krymbi, të cilët dyshohet se kanë trafikuar kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar sasia prej 520 gramësh me përqindje të lartë THC, me vlerë 11 000 euro, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale.

Porosia nga tre të rinjtë, bëhej për rroba në Tajlandë. Të rinjt lidhnin kontakte në darkweb me shitesit e drogës dhe më pas ne Tajlandë bëhej nisja e drogës. Por brenda pakove me rroba futeshin edhe sasitë e lëndës narkotike me përqindje të larte te THC.

Policia në bashkëpunim me postën shqiptare ka mundur të mbaje nën vëzhgim pakot deri në dorëzim ku secili prëj të arrestuarëve kishte role specifike që nga porositja e mallit, marrja në dorëzim e postës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH