Aktualitet

ATENTAT me kallashnikov avokatit në Memaliaj, u shpëton plumbave: U qëllova për shkak të detyrës!

Shkruar nga Liberale

ATENTAT me kallashnikov avokatit në Memaliaj, u shpëton plumbave: U

Një atentat me kallashnikov ka ndodhur ditën e djeshme në Memaliaj, ku makina e avokati  Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër, është qëlluar me armë zjarri. Por fatmirësisht ai ka arritur t'u shpëtojë plumbave.

Burime për medit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj, ndërsa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me makinën e tyre.

Mësohet se shtetasi Fatos Lamaj 36 vjeç nga fshati Ane Vjosë në Memaliaj, u kishte zënë pritë. 

Sipas dëshmisë ekskluzive për Report Tv, të avokatit Zotaj, Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar, por fati ka qenë me të, i cili përmes një manovre të automjetit që drejtonte, arriti t'i shmangej plumbave.

Vetë Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH