Aktualitet

Viktima i dashuruar me vajzën e autorit/ Vrasja në Burrel në shenjë hakmarrjeje, pas plagosjes në vitin 2013

Shkruar nga Liberale
Viktima i dashuruar me vajzën e autorit/ Vrasja në Burrel në

 

Autori i vrasjes në Burrel është Islam Meta.

Në vitin 2013 atij i është plagosur vajza nga viktima Petrit Kuka.
Ky i fundit ishte i dashuruar me vajzën e Islam Metës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan vajzën me dikë tjetër.

Për t’u hakmarrë Petrit Kuka e plagosi vajzën kur ajo u fejua. Prej atëherë marrëdhëniet kanë qenë konfliktuale mes dy familjeve.

Ngjarja e rëndë në shenjë hakmarrjeje ndodhi sipas policisë, sot në fshatin Vig, në Burrel , ku shtetasi Islam Meta, rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin Petrit Kuka, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH