Shqipëri

25 VITE MË PARË/ Serbët kërcënojnë Shqipërinë me luftë

Shkruar nga Liberale
25 VITE MË PARË/ Serbët kërcënojnë

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 15 janar 1999, përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

                     Serbët kërcënojnë Shqipërinë me luftë

MADRID - Shqipëria është një strehë e terrorizmit ndërkombëtar, kryesisht islamik, kundër të cilit ushtria jugosllave ka "të drejtë dhe detyrë ta luftojë", theksoi të mërkurën në Madrid ministri jugosllav i Punëve të Jashtme Zivadin Jovanovic.

"Shqipëria është një trampolinë për infiltrimet në Jugosllavi dhe një qendër për rekrutimin dhe stërvitjen e muxhahidinëve të ardhur nga Gjiri persik, nga Afrika Veriore dhe Azia Qendrore", theksoi Jovanoviç gjatë një konference shtypi me homologun e tij spanjoll Abel Matutes.

 "Ushtria jugosllave nuk ka alternativë tjetër veçse të përmbushë të drejtën e saj kushtetuese për të mbrojtur me vendosmëri kufijtë e saj", vazhdoi ministri duke përmendur "të gjitha llojet e bandave të armatosura" dhe "organizatën terroriste UÇK", Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“E ashtuquajtura UÇK ka qenë dhe do të jetë kurdoherë një organizatë terroriste, e cila që prej muajit tetor ka vrarë më se 500 civilë” dhe me të cilën "Beogradi nuk dëshiron të fillojë asnjë kontakt", vazhdoi ai, duke shmangur çdo "gjest" pas lirimit të martën të tetë ushtarëve jugosllavë nga UÇK-ja.

Nga ana e tij Matutes vërejti se "abuzime të shumta janë kryer nga secila palë dhe se vetëm dialogu do të jepte mundësi t'u gjendeshin zgjidhje problemeve të Jugosllavisë dhe ta afronin atë me Bashkimin europian".

Jovanoviç, që e takoi Matutesin për të katërtën herë brenda një viti, përmendi gjithashtu bashkëpunimin dy- palësh dhe shpreson të nxisë shkëmbimet ekonomike mes Spanjës dhe Jugosllavisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH