Aktualitet

25 VITE MË PARË/ Majko "survejon" Klosin, emërohet i dërguari i kryeministrit për Shërbimin Informativ Kombëtar

Shkruar nga Liberale

25 VITE MË PARË/ Majko "survejon" Klosin, emërohet i

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 09 janar 1999, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Emërohet i dërguari i Kryeministrit për Shërbimin Informativ Kombëtar

                              Majko "survejon" Klosin

       Në bazë të ligjit, një Inspektor monitoron punën e SHIK

TIRANE- Gjendet personi që do të kontrollojë Klosin. Me anë të njeriut të tij, Kryeministri Majko do të ketë nën vëzhgim gjatë gjithë kohës punën e shefit të shërbimeve sekrete. Pasi nuk arriti ta lëvizë nga posti i Kryetarit të SHIK-ut, Majko ka mundur që me anë të ligjit të paktën t'u japë fund hamendjeve se Klosi mund të drejtohet njëlloj si prej tij, ashtu edhe nga Presidenti që nuk pranoi para një muaji të vërë firmën mbi propozimin për shkarkim të Klosit. Dhe në fakt Kryetari i SHIK-ut nuk ka ç'të thotë pasi ligjin e ri e ka hartuar ai me specialistët e vet. Ligji që u kthye një herë nga Presidenti dhe u miratua me shumë vonesë nga Parlamenti, përmban një strukturë të re, atë të Inspektorit, i cili është ligjërisht i dërguari i Kryeministrit për të kontrolluar punën e shërbimit sekret. Personi i caktuar është Arben Isaraj, ish-këshilltar juridik i Majkos, i cili njëkohësisht kryen edhe funksionin e këshilltarit të jashtëm të Kryeministrit, për Sigurimin. U duk në fund të vitit të kaluar, pasi Majko mori pjesë në analizën vjetore të Shërbimit Informativ Kombëtar se Kryeministri e vuri shpirtin në paqe dhe u "pajtua" me Klosin. Mbase është vërtet kështu, por tani Kryetari i SHIK-ut nuk mund të bëjë asnjë veprim pa bekimin e Kryeministrit dhe pa u marrë vesh prej tij, ndërkohë që nga kjo kishte ardhur edhe konflikti mes të dyve. E kishte zbuluar për shtypin Kryetari i Komisionit për Rendin dhe SHIK-un, Neritan Ceka kur kishte thënë se i gjithë problemi kishte qenë tek mungesa e transparencës së Klosit në marrëdhëniet me Kryeministrin, që zëvendësoi Nanon. Tani duket se gjithçka ka arritur në një kompromis, të cilit i shërbeu më së miri ligji i hartuar nga vetë Klosi. Vetë ai para se të miratohej ligji (disa muaj më parë) ishte shprehur për shtypin se nuk e shihte si rrezik një post të ri, si ai i Inspektorit, pasi kështu do të ishte më i lehtë bashkëpunimi me Kryeministrin, të cilit i raporton Kryetari i SHIK-ut.

Për një muaj me radhë, Kryeministri Majko këmbënguli në propozimin e tij për të shkarkuar Fatos Klosin. Pas disa kohësh që kërkesa e tij rrinte mbi tryezën e Presidentit të Republikës, ai bëri veprimin e реzullimit nga detyra përsa kohë nuk do të merrte përgjigje nga Presiden- ti. Pas argumentesh e kundërargumentash nga zyrat e Presidencës dhe Kryeministrisë dhe pas një takimi të kreut të ekzekutivit me kreun e sh- tetit, në zyrën e Kryeministrit erdhi përgjigja negative, por e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës. Gjatë gjithë kësaj kohe, Majko komunikonte me zëvendësin e Klosit dhe shefat e ndryshëm të këtij shërbimi. Edhe pas përgjigjes së Meidanit, ai vazhdoi ta evitonte Klosin, deri në momentin kur u bë analiza vjetore. Tani, në bazë të ligjit, ai ushtron një kontroll me dorë të fortë, për faktin e emërimit të inspektorit, por edhe sepse parlamenti nuk miratoi propozimin e Presidentit që SHIK të varej politikisht nga Këshilli i Ministrave, por vetëm nga Kryeministri. Në këto momente kjo ishte e vetmja gjë që mund të fitonte Majko aktualisht nga maksimumi që kishte kërkuar. KEIDA KOSTRECI

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH