Sport

Shqipëri-Francë/ Çmime të kripura për tifozët, deri në 7000 Lekë

Shkruar nga Liberale
Shqipëri-Francë/ Çmime të kripura për tifozët,

Më 17 nëntor do të luhet ndeshja Francë-Shqipëri e cila do të mbyllë kështu ndeshjet kualifikueseve të Euro 2020, ku kombëtarja shqiptare është praktikisht e eliminuar.

Me këtë ndeshje do të vihet në funksion zyrtarisht edhe stadiumi i ri, 'Arena Kombëtare'.

Kjo ndeshje do të paraprihet nga ajo e 14 nëntorit në Elbasan Arena, me Andorrrën.

Çmimet e biletave variojnë nga 2000 në 7000 lekë për person dhe që përfshijnë si sfidën me Andorrën në 14 nëntor ashtu edhe atë me Francën të dielën e ardhshme.

Kështu, ai që dëshiron të shohë Shqipëri-Francë në Arena Kombëtare, duhet të shohë edhe sfidën me Andorrën.

Bileta më pak e kushtueshme është ajo pas portave, 1500 lekë për sfidën me Francën dhe 500 për Andorrën që në total shkon në 2000 Lekë.

Ndërsa biletat më të kushtueshme janë ato të tribunës qendrore të cilat për ndeshjen me Francën kushton 5000 Lekë që kombinohet me vlerën e 2000 Lekëve të sfidës me Andorrën për një vlerë totale prej 7000 Lekësh./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH