Aktualitet

Shpronësimet, Balluku: Shtëpia e Maks Velos do të kthehet në identitet

Shkruar nga Liberale
Shpronësimet, Balluku: Shtëpia e Maks Velos do të kthehet në

Shtëpia e arkitektit Maks Velo, i cili ndërroi jetë një vit më parë në moshën 84-vjeçare, do të restaurohet dhe kthehet në identitet. Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, teksa njoftoi edhe vendimet më të fundit të mbledhjes së qeverisë sa u takon shpronësimeve.

“Një shpronësim i rëndësishëm është një godinë 6-katëshe mes Rrugës së Dibrës e Rrugës së Barrikadave e arkitektit Maks Velo e fillimit të viteve ’70, por që gjatë tranzicionit ka pasur shtesa të paligjshme, ka pasur ndërhyrje në strukturë që është një vepër akitekturore që e konsiderojmë të rëndësishme dhe që duhet ruajtur. Pas shpronësimeve, do të ketë mundësi të rehabilitimit të fasadës, të prishjes së shtesave të paligjshme dhe Bashkia do të ketë mundësi të kthimit të saj në identitet për t’i dhënë mundësi vizitorëve për ta parë këtë vepër të Maks Velos siç ka qenë që në gjenezën e saj”, tha Balluku.

Ndër shpronësimet e tjera të miratuara në mbledhjen e qeverisë ishin edhe në unazën lindore të Kavajës, në unazën e Korçës, shpronësimi i një fshati në Bogë dhe një pjesë e aksit Tiranë-Elbasan si procedurë e vonuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH