1

Shpresat triumfojnë ndaj Andorrës në Elbasan Arena

               Publikuar në : 21:22 - 08/09/20 liberale

Kombëtarja Shpresa ka triumfuar me përmbysje ndaj Andorrës në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Andorra kaloi e para në avantazh në minutën e 2-të, falë një penalltie të fituar në sekondën 50.

Kuqezinjtë nuk arritën ta gjenin rrugën e rrjetës në pjesën e parë të lojës. Ishte mbrojtësi Adolf Selmani ai që i hapi rrugën përmbysjes në minutën e 62-të, falë një goditje të saktë me kokë.

Shqipëria U-21 kaloi në avantazh me golin e Xhakomo Vrioni, i cili realizoi me kokë në minutën e 85-të.

Triumfi u vendos nga sulmuesi Bullari, duke shënuar golin e tretë në sekondat e fundit.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back