Sport

‘Shpëtuam gjallë’, flet trajneri i Delvinës pas përleshjeve me peqinasit: Disa të plagosur

Shkruar nga Liberale
‘Shpëtuam gjallë’,  flet trajneri i Delvinës pas

Trajneri i Delvinës, Donald Mehmeti thotë se drejtuesit i Shkumbinit dhe futbollistët nisën menjëherë dhunën pas golit të realizuar ndaj peqinasve. Mehmeti sqaron se ekipi kundërshtar shkoi ti godiste në pankinën ku qëndronin, ndërsa cilëson si skandal numrin e pakët të forcave security të cilët ishin prezent për të organizuar këtë sfidë.

“Ndodhi një dhunë e papranueshme, aq më shumë për faktin se u përfshi dhe stafi i Peqinit. Mbetëm të shtangur sepse nuk kemi patur ndonjëherë përplasje me Shkumbinin. Sherri nisi në minutën e 8 pas golit që realizuam. Ai filloi të festonte dhe erdhi drejt pankinës tonë, por në atë moment shefi i klubit të Peqinit iu vërsul pankinës tonë duke na goditur bashkë me drejtuesit. Në ato moment filloi përplasje me të dy skuadrat,” -  i tha ai Report Tv pas ndeshjes.

Nga Delvina presin një dënim të ashpër të Shkumbinit nga ana e Komisionit të Disiplinës në FSHF. Madje trajneri Mehmeti tregoi se për shkak të dhunës së një tifozi ata janë dënuar me 1 vit të mos luajnë në fushën e tyre, ndërsa për një ngjarje të kësaj madhësie sipas tij duhet të merret një dënim më i rëndë.

“Kemi të lënduar zëvendës trajnerin që ka patur krisje krahu për shkak të goditjes. Në kokë kanë marrë lëndime disa futbollistë, por të paktën shpëtuam gjallë. Forcat security dhe policët ishin shumë të pakët. Nuk e kuptoj sesi 2-3 policisë mund të organizojnë këtë ndeshje. Për 1 orë u mbyllëm në dhomën tonë të stadiumit para se të largoheshim me policisë,”-u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH