Sociale

Shpëtoi 4 vjeçarin nga mbytja, kush është infermierja shqiptare që u kthye në heroinë në Zvicër

Shkruar nga Liberale

34-vjeçarja nga Kosova e cila jeton në Aargau, Zvicër, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave zvicerane pasi ka shpëtuar jetën e një djali 4-vjeçar që po mbytej në pishinë.

Nazlie Seliamaj e cila punon si infermiere ka ndërhyrë menjëherë pasi e pa djalin duke u mbytur në një pishinë në kanionin St. Gallen.

Ajo kishte shkuar në pishinë për të kaluar një ditë të bukur me familjen, por u bë dhe shkak për shpëtimin e jetës së djalit afgan.

“Po haja akullore me burrin dhe djemtë e mi 5 dhe 9 vjeç, kur burri pa një baba që po vraponte tek pishina. Ai e nxori djalin nga uji dhe po e mbante në krah pa ndjenja. Babai i tij ishte i shkatërruar”, u shpreh 34-vjeçarja për median Blick.

Ajo vrapoi menjëherë tek ata të dy, e mori fëmijën nga krahët e të atit dhe i dha ndihmën e parë.

“E shtriva djalin në dysheme sepse nuk i ndjeva pulsin dhe i masazhova zemrën me njërën dorë, atij i erdhi vetëdija”, u shpreh Nazlie.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH