Kryesore

Shpërthimi/ Zyrtarët iu kërkojnë qytetarëve të largohen nga Bejruti

               Publikuar në : 16:09 - 05/08/20 liberale

Ministri i Shëndetit në Liban, Hamad Hasan, ka këshilluar qytetarët që kush ka mundësi, të largohet nga Bejruti.

Ministri u shpreh se qytetarët duhet të largohen pasi materialet e rrezikshme që u çliruan në ajër pas shpërthimeve, mund të kenë efekte fatale afatgjata.

Qyteti u shkatërrua nga dy shpërthime të fuqishme, që shkaktuan rreth 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur, shifra që fatkeqësisht pritet të rriten me kalimin e orëve.

Presidenti i Libanit ka thirrur një takim urgjent të kabinetit për të mërkurën dhe paralajmëroi shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme dy-javore.

Vendi do të jetë në zi për tre ditë duke nisur nga sot, e mërkurë.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back