Aktualitet

Shpërthimi në Tiranë, plagoset edhe një shtetas italian

Shkruar nga Liberale
Shpërthimi në Tiranë, plagoset edhe një shtetas italian

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i fuqishëm me tritol në Tiranë. Mësohet se përvec shtetasit Preng Gjini, që iu bë atentat, i plagosur ka mbetur edhe një shtetas italian. Ai ka qenë kalimtar në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Siç deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës, Redi Jaupaj, italiani i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës dhe po merr mjekim, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar vetëm disa gërvishtje në trup.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH