Aktualitet

Shpërthimi në pikën e karburantit në Kombinat, arrestohet i riu

Shkruar nga Liberale
Shpërthimi në pikën e karburantit në Kombinat, arrestohet i

Policia ka arrestuar të riun që përplasi mbrëmjen e së enjtes me motor depozitën e gazit në një pikë karburanti në hyrje të Kombinatit, duke sjellë më pas shpërthimin e flakëve dhe djegien e gjithë pikës.

I arrestuari është Miklovan Barmashi 24 vjeç, banues në Kombinat. I riu nuk kishte leje drejtimi. Ai akuzohet për “Shkatërrim të pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

"Nuk e di si ndodhi, sa i thashë gaz motorit u përplasa" mësohet se ka thënë ai para grupit hetimor, sipas Report TV.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho” në hyrje të Kombinatit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH