Kryesore

Shpërthimi në Bejrut, deri tani 10 të vdekur e qindra të plagosur

               Publikuar në : 20:19 - 04/08/20 liberale

Të paktën 10 njerëz kanë gjetur vdekjen dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi masiv që tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrut të martën.

Videot tregojnë një shpërthim të madh të ndjekur nga ulërima dhe tymi i madh që ngrihet mbi qytet.

“Pashë një zjarr dhe re tymi që lëshohen mbi Bejrut,” i tha një dëshmitar Reuters. “Njerëzit po bërtisnin dhe vraponin, po gjakoseshin. Ballkonet u hodhën në erë. Xhamat në ndërtesat e larta u shpartalluan dhe ranë në rrugë”.

Sipas Reuters, të paktën 10 trupa janë dërguar në spitale pas shpërthimit.

Agjensia shtetërore e lajmeve në Liban NNA tha se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të Bejrutit, ku ka depo me eksplozivë. Nuk është e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back